
Vuçiq dhe Maduro kishin marrëdhënie të ngushta
Presidenti autoritar i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili sot është arrestuar nga Shtetet e Bashkuara, kishte ndërtuar marrëdhënie të forta dhe miqësore me Serbinë dhe me presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq.
Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin konfirmuar edhe disa muaj më parë, gjatë një bisede telefonike mes dy liderëve, të cilët vlerësuan bashkëpunimin dypalësh si të shkëlqyer.
“Pata një bisedë të mirë dhe kuptimplotë” me presidentin Nicolás Maduro, kishte shkruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç në faqen e tij në Instagram, duke e quajtur presidentin venezuelian “një mik të madh të Serbisë”.
“Diskutuam nevojën për të ruajtur multilateralizmin dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve tona”, kishte shkruar Vuçiç.


