Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, nga 26 deri më 30 janar 2026, duke paralajmëruar mot të ndryshueshëm, kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, reshjet më intensive pritet të shënohen ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore pritet të jenë ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius.

Share This