Viktoria Plzen trondit Romën, s’gabojnë Feyenord, Lyon e Fenerbahce

Viktoria Plzen trondit Romën, s’gabojnë Feyenord, Lyon e Fenerbahce

Skuadra çeke Viktoria Plzen ka befasuar në “Stadio Olimpico”, duke mposhtur Romën me rezultat 2-1 dhe duke mbetur e pamposhtur pas tre ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Për skuadrën italiane të drejtuar nga Gian Piero Gasperini, kjo ishte humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi, ndërsa për çekët një fitore historike në udhëtim në kryeqytetin italian.

Prince Këabena Adu ishte heroi i ndeshjes, duke shënuar golin e parë në minutën e 20-të pas një aksioni individual të bukur, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Cheick Souare dyfishoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga distanca.

Roma u rikthye në lojë në pjesën e dytë, pasi gjyqtari akordoi penallti pas ndërhyrjes së VAR-it për prekje me dorë të Vaclav Jemelka. Paulo Dybala u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke ngushtuar shifrat në 2-1.

Megjithatë, përpjekjet e mëvonshme të Romës – përfshirë rastet e Leon Bailey dhe Evan Ndicka – nuk mjaftuan për të shmangur humbjen, pasi mbrojtja e fortë e Viktorias, e udhëhequr nga Sampson Dëeh, rezistoi deri në fund.

Viktoria Plzen ngjitet në zonën e kualifikimit me formë të shkëlqyer. Roma, ndërkohë, mbetet me vetëm tre pikë pas tre ndeshjeve dhe do të kërkojë ringritjen në sfidat e radhës ndaj Rangers dhe Celtic në udhëtim.

Në këtë rreth të garave fitoren të rëndësishme kanë shënuar edhe Feyenord, Lyon dhe Fenerbahce që mundën Panathinaikos, Basel-in dhe Stuttgart-in.

Të gjitha rezultatet:

Share This