
Vdes zjarrfikësi i përfshirë në aksidentin mes dy kamionëve në Gjakovë
Ka vdekur zjarrëfikësi që ishtë lënduar në aksidentin e rëndë mes një kamionete dhe kamioni të zjarrfikësve sot gjatë ditës në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Sot në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve në aksidentin në fshati Meje në Komunën e Gjakovës ka ndërruar jetë në QKUK”, tha ajo.


