
Vdes ikona e filmit dhe teatrit – Enver Petrovci
Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të shquara të filmit, teatrit dhe televizionit në trojet shqiptare.
Lajmin për vdekjen e tij dillimisht e raportoi mediumi ATV, e më pas e ka konfirmuar edhe familjari i aktorit tashmë të ndjerë, Amir Petrovci.
“”Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, ka shkruar ai në Facebook.


