Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kosova mëson kundërshtarët në futboll

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kosova mëson kundërshtarët në futboll

Në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, janë tërhequr grupet për garat në futboll në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Në futbollin e femrave, Kosova është shortuar në Grupin B së bashku me Italinë dhe Slloveninë.

Ndërkohë, në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të përballet me Italinë, Algjerinë dhe Shqipërinë në Grupin B.

 

Po ashtu janë tërhequr grupet për garat në edhe në volejbollin e femrave, Kosova do të jetë pjesë e Grupit B, ku kundërshtarë do të jenë Turqia, Greqia, Algjeria dhe Maqedonia e Veriut.

Këto përballje pritet të sjellin duele interesante dhe një test të rëndësishëm për ekipet kosovare në arenën ndërkombëtare.

Në basketbollin 3×3 për meshkuj, Kosova është shortuar në Grupin C së bashku me Serbinë, Turqinë dhe Portugalinë. Një grup mjaft sfidues për përfaqësuesen kosovare, e cila synon paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion mesdhetar.

Ndërkohë, në hendbollin për femra, Kosova do të garojë në Grupin A, ku do të përballet me Algjerinë, Greqinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut dhe Tunizinë.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” pritet të mbledhin shtetet më të mira të rajonit në shumë disiplina sportive, ndërsa sportistët kosovarë synojnë rezultate pozitive dhe prezantim sa më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare.

Share This