Uran Ismaili premton transport publik falas për banorët e Prishtinës

Uran Ismaili premton transport publik falas për banorët e Prishtinës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë një zotim të madh për qytetarët e kryeqytetit.

Ai është shprehur se gjatë mandatit të tij do të mundësojë transport publik falas për të gjithë banorët.

“Kemi me e mundësu transportin publik falas për gjithë banorët e Prishtinës deri në fund të mandatit,” deklaroi Ismaili përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale.

Ky premtim është pjesë e paketës së tij me pesë zgjidhje për Prishtinën, që lidhet me planin për zhbllokimin e trafikut – një nga problemet më të theksuara me të cilat përballet kryeqyteti.

Ismaili gjithashtu kritikoi menaxhimin aktual të transportit publik, duke theksuar se që nga viti 2016 nuk është blerë asnjë autobus i ri për Prishtinën.

Sipas tij, shumë lagje ende mbeten të papërfshira nga linjat urbane, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve vuajnë nga mungesa e stacioneve dhe pritoreve funksionale.

Share This