Uran Ismaili me plan për mbeturinat: 60 kamionë të rinj dhe 2,100 kontejnerë për Prishtinën e pastër 24/7

Uran Ismaili me plan për mbeturinat: 60 kamionë të rinj dhe 2,100 kontejnerë për Prishtinën e pastër 24/7

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar planin e tij për zgjidhjen e problemit të mbeturinave në kryeqytet, të cilin e cilësoi si “situatë alarmante”.

Sipas tij, Prishtina gjeneron rreth 80 mijë tonë mbeturina çdo vit, por aktualisht ka në dispozicion vetëm 16 kamionë për t’i mbledhur ato. Si pasojë, qytetarët çdo ditë përballen me kontejnerë të stërmbushur, erë të rëndë dhe, sipas banorëve, madje edhe me shfaqjen e minjve nëpër lagje.

Në këtë drejtim, Ismaili prezantoi planin e tij për një qytet të pastër 24/7, që përfshin:

Shtimin e 60 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave;

Vendosjen e 2,100 kontejnerëve të rinj në çdo lagje të kryeqytetit;

Hapjen e një deponie të re për mbeturina të vëllimshme dhe ndërtimore.

“Një Prishtinë e pastër është një Prishtinë me të cilën krenohemi. Ka ardhë koha për jetë normale në qytetin tonë,” u shpreh Ismaili gjatë prezantimit të planit.

Share This