UNRWA: Izraeli vazhdon të zgjerojë “Linjën e Verdhë” në Gaza

UNRWA: Izraeli vazhdon të zgjerojë “Linjën e Verdhë” në Gaza

Në raportin e fundit të situatës nga UNRWA (Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë), ushtria izraelite ka avancuar të ashtuquajturën “Linjë e Verdhë” në disa zona të Rripit të Gazës, duke përfshirë lindjen e Deir el-Balah (Zona Qendrore), Qytetin e Gazës dhe Khan Younis.

Agjencia e OKB-së raporton se gjatë javës së kaluar janë lëshuar urdhra të shumta për evakuim të detyruar dhe qëndrim në vend, të cilat kanë prekur edhe disa objekte humanitare, përfshirë më shumë se 10 godina të UNRWA-s.

Edhe pse ka një armëpushim, forcat izraelite vazhdojnë të hapin zjarr rregullisht dhe të vrasin palestinezë që sipas tyre ndodhen brenda “Linjës së Verdhë”. Kjo zonë mbetet pjesë e Rripit të Gazës të pushtuar, sipas së drejtës ndërkombëtare.

UNRWA thekson se mjedisi operacional në Gaza po përkeqësohet vazhdimisht, me “përshkallëzim të rëndësishëm të armiqësive” të raportuara në zonën humanitare ose “zonën e gjelbër”, në perëndim të “Linjës së Verdhë”.

Ndërkohë, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka njoftuar se zona e kufizuar e aksesit është zgjeruar në 64.9 për qind të territorit të Gazës deri në qershor 2026, nga 53 për qind që ishte në fillim të këtij viti. /rtsh/

Share This