Turqia: Sa më shumë vende të ndalojnë tregtinë me vendbanimet ilegale izraelite

Turqia: Sa më shumë vende të ndalojnë tregtinë me vendbanimet ilegale izraelite

Turqia ka mirëpritur masat e ndërmarra nga 12 vende për të ndaluar tregtinë dhe marrëdhëniet tregtare me vendbanimet ilegale izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë theksoi se përpjekjet e Izraelit për të minuar zgjidhjen e dy shteteve po “intensifikohen me çdo ditë që kalon” dhe i përshkroi vendbanimet ilegale si një “politikë sistematike pushtimi” që kërcënon ekzistencën e një shteti palestinez.

Ministria shtoi se “terrorizmi i kolonëve ka arritur nivelin e pastrimit etnik”.

Turqia u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrin masa të ngjashme, duke theksuar se është e nevojshme një “përgjigje e vendosur ndaj veprimeve të pushtimit të Izraelit” për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ministria përsëriti mbështetjen e Turqisë për një shtet palestinez të pavarur dhe sovran, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. /rtsh/

Share This