Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë

Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se një ditë ai do të largohet nga pushteti “me faqe të zezë”.

Në Debat Plus, Gjini kritikoi edhe përkrahësit e Kurtit, të cilët, sipas tij, “gjithë ditën shajnë e shkruajnë” dhe sulmojnë kundërshtarët politikë.

Ai tha se mënyra se si po qeveriset vendi nuk kontribuon në ndërtimin e shtetit.

“Ka me dal prej pushtetit Albin Kurti, ka me dal një ditë, me faqe të zezë. Dhe krejt këta ‘dishepujt’ e tij, që gjithë ditën shajnë e shkruajnë, prodhojë ‘lulegjela’ e çka s’prodhojnë, do të vije dita që do të turpërohen fort. Nuk bëhet shteti qysh është ka bën ky, s’kemi me bë shtet kështu. Nuk ka lidhje me ndërtim të shteti çka po bën ky”, ka deklaruar Gjini në Debat Plus.

Share This