Haziri: LDK-ja ka rol përcaktues në shoqëri, kemi bashkëpunuar edhe kur kemi qenë të dytët e të tretët

Haziri: LDK-ja ka rol përcaktues në shoqëri, kemi bashkëpunuar edhe kur kemi qenë të dytët e të tretët

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij ka një rol të rëndësishëm dhe përcaktues në jetën politike të vendit, pavarësisht rezultatit që ka marrë në zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Politiko”, Haziri tha se LDK-ja gjatë gjithë historisë së saj politike është treguar e përgjegjshme dhe ka bashkëpunuar me partitë e tjera për ndërtimin e institucioneve.

“LDK-ja është rol caktues në këtë shoqëri. Pesha politike jonë, pavarësisht çfarë rezultatesh zgjedhore kemi pasur, ne jemi sjellë përgjegjshëm. Kemi marrë e dhënë besim edhe kur kemi dalë partia e dytë, kemi bashkëpunuar, kemi ndërtuar institucione”, tha Haziri.

Ai theksoi se edhe pas vitit 2017, kur LDK-ja ishte partia e tretë, ajo vazhdoi të ishte pjesë e bashkëpunimeve politike.

“Edhe prej vitit 2017, si partia e tretë, kemi vazhduar të kemi bashkëpunim. Jemi e vetmja parti që kemi bashkëpunuar”, u shpreh Haziri.

Sipas tij, përgjegjësia politike e LDK-së nuk duhet të matet vetëm përmes rezultateve zgjedhore, por edhe përmes rolit që ka luajtur në krijimin dhe funksionimin e institucioneve të vendit.

Share This