
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Gjenevë përpara samitit të kësaj jave të G7-së, ku marrëveshja e tij e re me Iranin pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit.
Trump udhëtoi gjatë natës nga Uashingtoni, duke u nisur në orët e para të mëngjesit pas ndeshjes së UFC-së të mbajtur në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.
Nga aeroporti i Geneva, ai do të udhëtojë drejt Évian-les-Bains, vendpushimi alpin në Francë ku po mbahet samiti i këtij viti i G7.
Më vonë gjatë ditës, ai do të zhvillojë një takim kokë më kokë me mikpritësin e samitit, Presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të trazuar gjatë dekadës së fundit, raporton CNN.

