
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për mbështetjen ndaj Iranit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai i vendosi në provë partnerët e NATO-s kur u kërkoi atyre mbështetje gjatë luftës kundër Iranit.
Duke folur para samitit vjetor të aleancës në Ankara, Trump kritikoi ashpër vendet anëtare të NATO-s për dy çështje kryesore: Nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtje dhe nuk mbështetën luftën e përbashkët amerikano-izraelite kundër Iranit.
“Unë i vendosa në provë ata. Doja të shihja se kush është me ne dhe kush jo”, tha Trump sipas burimeve të pranishme në takimet paraprake.
Samiti i NATO-s në Ankara pritet të jetë një nga më të debatuarit në vitet e fundit, pasi Trump po ushtron presion të fortë mbi aleatët për të rritur shpenzimet ushtarake dhe për të mbështetur pozicionin e ashpër amerikan ndaj Iranit.
Ndërkaq, më herët, Trump foli edhe për luftën në Ukrainë, ku sipas tij, mund të përfundojë së shpejti.
Sipas Trumpti, si Kievi ashtu edhe Moska dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje paqeje.
“Siç kemi raportuar, mbështetja ushtarake e NATO-s për Ukrainën pritet të dominojë samitin e Aleancës në Ankara,” tha Trump gjatë deklaratave të tij. /rtsh/

