
Jashari në takim me presidenten Shiroka-Pula: FSK-ja e përkushtuar në përmbushjen e misionit kushtetues
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim presidenten e Kosovës dhe komandanten supreme të FSK-së, Justina Shiroka-Pula.
Gjatë takimit, Jashari e njoftoi presidenten për të arriturat e deritashme të FSK-së, procesin e transformimit dhe modernizimit, si dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të forcës.
Me këtë rast, presidentes iu prezantua edhe vizioni për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së dhe fuqizimin e kapaciteteve të saj ushtarake.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se gjenerallejtënant Jashari e falënderoi presidenten për vizitën dhe interesimin e treguar për zhvillimin e forcës.
“Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi presidenten për vizitën dhe interesimin e saj për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

