
Tre persona humbën jetën nga përmbytja e varkës me emigrantë në Kroaci
Në lumin Sava, pranë Slavonski Brodit, herët në mëngjes u përmbys një varkë me migrantë. Tre persona humbën jetën, ndërsa rreth dhjetë të tjerë u dërguan në spital. Një person humbi jetën menjëherë pas përmbysjes së varkës, ndërsa dy gra ndërruan jetë gjatë paradites.
Personi që kontrabandonte migrantët është arrestuar, ndërsa migrantët e lënduar, shtetas kinezë dhe turq, janë duke marrë trajtim në spitalin e Slavonski Brodit. Në vendngjarje janë të pranishme të gjitha shërbimet kompetente. Policia ka arrestuar personin e dyshuar për kontrabandë të migrantëve.
Tragjedi në Sava, varka me migrantë përmbyset, dy të vdekur
Në lumin Sava pranë Slavonski Brodit u përmbys një varkë me migrantë. Dy persona humbën jetën, ndërsa rreth dhjetë të tjerë u dërguan në spital. Në vendngjarje janë të pranishme të gjitha shërbimet kompetente. Policia ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandë të migrantëve.
Dy migrantë kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë u nxorrën gjallë nga lumi Sava në Slavonski Brod herët në mëngjes pas përmbysjes së varkës. Të lënduarit u dërguan në spital nga Shërbimi i Shpejtë i Ndihmës, tha komandanti i Njësisë Publike të Zjarrfikësve të Slavonski Brodit, Ivan Vuleta.
“Herët në mëngjes, në orën 5:38, morëm njoftim nga Shërbimi i Shpejtë i Ndihmës për përmbysjen dhe fundosjen e migrantëve në lumin Sava. Dolëm me dy automjete zjarrfikëse dhe një varkë zjarrfikëse. Ishin 11 migrantë, nxorëm tetë gjallë dhe tre të vdekur,” deklaroi Vuleta për HRT, televizioni publik kroat.
Nga policia raportohet se në orën 5:20 të mëngjesit morën njoftim për disa persona në lumin Sava pranë Slavonski Brodit që kërkonin ndihmë. Patrollat policore u dërguan menjëherë në vendngjarje, ndërsa u thirrën edhe shërbime të tjera emergjente, tha zëdhënësja e policisë së Brodsko-Posavina, Kata Nujić.
“Shërbimet policore iu përgjigjën thirrjes dhe nga uji i ftohtë i lumit Sava nxorën 13 persona, shtetas të huaj, nga të cilët njëri nuk jepte shenja jete,” shtoi ajo, raporton rtk.
Në varkë thuhet se ndodheshin gjithsej 13 persona.
Gjatë operacionit të kërkimit në lum u përdor edhe një dron, ndërsa në gjithë zonën e kërkimit në lumin Sava ishte ndaluar lëvizja e mjeteve.


