
Trajneri i Celje-s: Duhet të japim maksimumin ndaj Dritës
Trajneri i NK Celje, Ivan Mayeuski, të mërkurën ka folur në konferencën për media para ndeshjes së kthimit ndaj FC Dritës.
Celje dhe Drita do të përballen nesër mbrëma në duelin kthyese në fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar një javë më parë në Prishtinë ishte mbyllur me fitoren e skuadrës sllovene, me rezultat 3-2.
Mayeuski theksoi se ekipi i tij duhet të jetë në nivelin maksimal për të shmangur surprizat.
“Nëse nuk do të jemi 100% ndaj Dritës, do të kemi probleme. E shihni futbollin e sotëm – dje Bodo/Glimt e eliminoi Inter. Duhet të japim 120% për të kaluar tutje”, u shpreh ai.
Ndeshja mes Celje dhe Dritës nis me fillim nga ora 18:45.


