Totaj: Në listën e PDK-së u përfshinë edhe ata që nuk u propozuan nga dega

Totaj: Në listën e PDK-së u përfshinë edhe ata që nuk u propozuan nga dega

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Megjithatë, kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se në listë janë përfshirë edhe kandidatë nga ky qytet që kanë qenë të përmendur në rastet e dyshimit të manipulimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, përkundër që ata nuk kanë qenë të propozuar nga dega e Prizrenit.

Sipas Totajt, ai dhe kryesia e degës në Prizren kanë reflektuar me përgjegjësi politike, duke mos i propozuar ata emra më. Ai tha se “madje, disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor”.

“Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave. Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë garën me përkushtim të plotë dhe kontribut maksimal. Në vijim, lista e kandidatëve të propozuar nga dega e PDK-së në Prizren: 1. Faruk Bojaxhiu, 2. Jona Hoxhaj, 3. Shkelzen Kastrati, 4. Endra Luzha-Pula, 5. Adelina Beqiri-Minci, 6. Betim Ramadani, 7. Lumnije Rakaj, 8. Xhafer Hoxha, 9. Lajde Kolgjeraj”, ka shkruar Totaj në Facebook, raporton rtk.

Dje ka qenë afati i paraparë nga Komisioni Qendror Zgjedhor për dorëzimin e listave. Shumica e partive i kanë publikuar listat me kandidatët e tyre, por PDK nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

Share This