
“Thirrje për Drejtësi”, nga Prekazi nis marshi me motoçikleta drejt Hagës
Ka nisur marshi simbolik me motoçikleta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Pjesëmarrësit u nisën nga Prekazi, ku edhe bënë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari, e të njëjtit kanë destinacion Hagën.
Para nisjes së kësaj ekspedite, është mbajtur edhe një konferencë për media, ku ka folur Ismail Tasholli nga platforma “Liria Ka Emër”, i cili tha se do të bëjnë thirrje për drejtësi.

