Tensionet me SHBA-në/ Putini pret sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit

Tensionet me SHBA-në/ Putini pret sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit

Presidenti rus Vladimir Putin priti të premten sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, mes tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

“Kreu i shtetit priti në Kremlin sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, Ali Larijani, i cili po viziton Rusinë,” thuhet në deklaratën e Kremlinit në faqen e tij zyrtare.

Takimi u zhvillua në Kremlin ndërsa nuk bëhen të ditura. Po ashtu bisedimet nuk janë bërë publike menjëherë nga pala ruse.

Sipas disa burimeve iraniane dhe mediave ndërkombëtare, bisedimet u përqendruan në lidhjet ekonomike, çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe mbi situatën rreth programit bërthamor të Iranit, në sfondin e presionit në rritje nga administrata amerikane nën presidentin Donald Trump.

Vizita vjen në një moment tensionesh të larta mes Iranit dhe SHBA-së, ku Trump ka rritur presionin për një marrëveshje të re bërthamore dhe ka paralajmëruar mundësi veprimesh ushtarake.

Rusia është shprehur e gatshme të ndërmjetësojë në disa raste. /rtsh/

Share This