Zelensky: Putin nuk do ta fitojë luftën

Zelensky: Putin nuk do ta fitojë luftën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se “diktatori rus Vladimir Putin nuk do ta fitojë luftën kundër Ukrainës” dhe se “Kievi nuk do ta braktisë Donbasin”, raportoi RBC-Ukrainë.

Sipas Zelensky, “Putin dëshiron ta ketë Donbasin. Megjithatë, Ukraina nuk do të dorëzohet lehtë, pasi nuk ka garanci se Rusia nuk do të shkojë më tej”.

Zelenskyy tha gjithashtu se Koreja e Veriut ka marrë vendim për të dërguar në territorin rus nga 30 mijë deri në 50 mijë ushtarë.

Sipas presidentit ukrainas, trupat koreano-veriore po përdoren për të fituar përvojë në luftën moderne nën drejtimin e Rusisë. Ai tha gjithashtu se në territorin e Ukrainës janë gjetur raketa të prodhuara në Korenë e Veriut.

Kievi e konsideron bashkëpunimin ushtarak mes Moskës dhe Phenianit si një zhvillim që mund të ketë pasoja edhe për sigurinë në rajonin e Azisë.

Share This