Teherani: Objektet bërthamore do i rindërtojmë me kapacitete të mëdha, s’pyesim për SHBA-në

Teherani: Objektet bërthamore do i rindërtojmë me kapacitete të mëdha, s’pyesim për SHBA-në

Irani është zotuar të rivendosë objektet bërthamore pas sulmit të SHBA-së ndaj centraleve bërthamore.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se objektet do të rindërtohen me kapacitete edhe më të mëdha, pavarësisht presionit të jashtëm.

Irani konsiderohet pjesë e të ashtuquajturës “aksi i së keqes”, i cili është një grupim joformal ose përafrim strategjik midis Kinës, Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të zhvillojë fshehurazi bombën bërthamore përmes pasurimit të uraniumit dhe kërkoi që të ndalojë aktivitete të tilla.

Teherani ka mohuar çdo përpjekje për ta kthyer pasurimin në armë bërthamore duke këmbëngulur që programi është thjesht për qëllime në shërbim të qytetarëve.

Në qershor, Teherani dhe Uashingtoni zhvilluan pesë raunde të negociatave indirekte bërthamore, të cilat arritën kulmin me luftën 12-ditore në qershor, gjatë së cilës Izraeli dhe SHBA bombarduan objektet bërthamore iraniane.

Pas sulmeve, presidenti amerikan Donald Trump tha se programi bërthamor u shkatërrua plotësisht, ndërsa udhëheqja iraniane, e cila i vazhdimisht karakterizon politikat e SHBA-së si agresive, imperialiste dhe shkatërruese.

“Ndërtesat dhe fabrikat e shkatërruara nuk do të krijojnë problem për ne, ne do të rindërtojmë dhe me forcë më të madhe”, u tha presidenti iranian, mediave shtetërore.

Pezeshkian theksoi se Irani nuk kërkon të zhvillojë armë bërthamore, duke këmbëngulur që programi të shërbejë për qëllime thjesht civile. /rtsh/

Share This