
Superliga rikthehet sot me tri ndeshje interesante
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me tri ndeshjet e para të javës së 22-të, xhiro që sjellë disa duele mjaft të rëndësishme dhe interesante.
Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku SC Gjilani i drejtuar nga Debatik Curri pret KF Malisheva. Të dyja skuadrat janë në garë të drejtpërdrejtë për pozitën e katërt në tabelë, andaj trepikëshi shihet si jetik në këtë fazë të kampionatit.
Një tjetër përballje e rëndësishme zhvillohet në kuadër të luftës për mbijetesë. FC Prishtina e Re do të përballet me rivalin direkt KF Llapi. Dy skuadrat ndahen nga vetëm një pikë në renditje, çka e bën këtë duel vendimtar për vazhdimësinë në elitë.
Ndërkohë, në Klinë, KF Dukagjini do ta presë KF Ferizaj, në një ndeshje ku të dyja ekipet synojnë të përforcojnë pozitën e tyre në tabelë.
Të gjitha ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00.


