Super Xhaka shënon golin e parë në Premierligë, Sunderland barazon ndaj Evertonit

Super Xhaka shënon golin e parë në Premierligë, Sunderland barazon ndaj Evertonit

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ka realizuar golin e tij të parë në Premierligë në ndeshjen që Sunderland po luan ndaj Evertonit.

Xhaka shënoi në minutën e 46-të të takimit, duke barazuar rezultatin në 1:1 pas një aksioni të ndërtuar mirë nga vendasit.

Goli i tij erdhi nga afërsia, duke i rikthyer shpresat Sunderlandit për rezultat pozitiv.

Më herët, Everton kishte kaluar në epërsi në minutën e 15-të përmes Iliman Ndiaye.

Kjo sfidë interesante u mbyll baras 1-1.

Share This