Sulmohen tifozët e Omonia-s

Sulmohen tifozët e Omonia-s

Pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Dritës dhe Omonia-s, janë sulmuar tifozët e skuadrës qipriote.

Burime të RTK-së bëjnë më dije se tifozët e skuadrës mysafire janë sulmuar nga një grup i tifozëve të Dritës.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriotë do të ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Share This