Sulmet me dronë shkaktojnë zjarr në rafinerinë ruse të naftës

Sulmet me dronë shkaktojnë zjarr në rafinerinë ruse të naftës

Disa persona u plagosën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi pas sulmeve me dronë nga dy palët ndërluftuese, thanë sot autoritetet lokale.

“Në qytetin jugor ukrainas të Khersonit, dy persona të plagosur u dërguan në spital pas një sulmi me dron dje në mbrëmje”, tha administrata e qytetit. Një nga viktimat ishte në gjendje kritike.

Në Rusi, autoritetet në rajonin jugor të Krasnodarit raportuan se dy persona ishin plagosur nga mbetjet e dronëve, në rafinerinë ruse të naftës.

Disa ndërtesa banimi, gjithashtu ishin dëmtuar në Slavyansky.

“Dy linja të energjisë me tension të lartë u goditën, duke shkaktuar rreth 13,000 banorë pa energji elektrike”, thanë zyrtarët.

Autoritetet ruse konfirmuan një raport të mëparshëm nga media ukrainase për një sulm në një rafineri në Slavyansk-na-Kubani, ku shpërtheu një zjarr, por u shua shpejt. Nuk u dhanë detaje mbi shkallën e dëmit.

Rusia ka kryer sulme të vazhdueshme ajrore ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022, duke shënjestruar shpesh infrastrukturën energjetike.

Ndërkohë, Ukraina ka prodhuar dronë me rreze të gjatë veprimi dhe i ka përdorur ato gjithnjë e më shumë për të goditur objektet e lidhura me industrinë e naftës dhe gazit të Rusisë.

Kievi tha se sulme të tilla synojnë të ndërpresin furnizimin me karburant të Rusisë dhe ta bëjnë më të vështirë për Moskën të financojë luftën.

Shkalla e dëmeve dhe numri i viktimave në Rusi janë shumë më të ulëta se shkatërrimi dhe humbja e jetëve të shkaktuara në Ukrainë. /atsh/

Share This