
Përurimi në Onkologji të QKUK-Kurti pyetet pse në ditën e parë të fushatës, shmang gazetaren dhe largohet
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështje politike.
Ai mori pjesë sot në përurimin e Akseleratorit të ri dhe Bunkerit në Klinikën e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku u përgjigj vetëm për këtë ngjarje, duke shmangur çdo pyetje tjetër.
Pasi është pyetur se pse e ka lënë në ditën e parë të fushatës një përurim të tillë, Kurti ka shmangur pyetjen e gazetares dhe është larguar, raporton Express.


