Spanja shkund Austrinë, kalon në 1/8 e finales së Botërorit 2026

Spanja shkund Austrinë, kalon në 1/8 e finales së Botërorit 2026

Spanja ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Austrinë me rezultatin 3-0 në fazën e 1/16 së finales.

“La Roja” dominoi takimin nga fillimi deri në fund dhe e konkretizoi epërsinë në minutën e 36-të, kur Mikel Oyarzabal zhbllokoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, spanjollët vazhduan me ritëm të lartë dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 66-të me anë të Parros, ndërsa Oyarzabal vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Spanja avancon në 1/8 e finales të Botërorit 2026, ku do të vazhdojë garën për titullin kampion, ndërsa Austria eliminohet dhe i jep fund rrugëtimit të saj në këtë edicion të Kupës së Botës.

Share This