Sot mot kryesisht me diell në Kosovë, temperaturat deri në 18 gradë

Sot mot kryesisht me diell në Kosovë, temperaturat deri në 18 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diel do të karakterizohet me mot kryesisht me diell në vend.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Po ashtu, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Share This