Sot finalet e Kupës së Kosovës, na presin duele dramatike

Sot finalet e Kupës së Kosovës, na presin duele dramatike

Pas gjysmëfinaleve tejet interesante, sot do të luhen finalet e turneut të Kupës së Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat, ndeshje që do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK, turne që po zhvillohet në ‘Bill Clintoni’ në Ferizaj.

Në konkurrencën e meshkujve do të përballen Kastrioti dhe Besa Famgas, finale që parashikohet të sjellë një ndeshje të fortë dhe cilësorë pasi që të dy skuadrat synojnë trofeun e kësaj garë, i dyti për nga rëndësia në Kosovë.

Kastrioti në gjysmëfinale eliminoi Rahovecin pas penalltive, derisa Besa Famgas mundi Prishtinën.

Finalja mes Kastriotit dhe Besa Famgas nis në orën 20:15.

Ndërkaq, në konkurrencën e femrave në finale do të ballafaqohen Istogu e Samadrexha, skuadra këto që kërkojnë trofeun e çmuar të Kupës të Kosovës.

Finalja mes Istogut dhe Samadrexhës fillon në orën 17:15.

Share This