Sonte Drita-AZ Alkmaar, gjilanasit synojnë rezultat pozitiv

Sonte Drita-AZ Alkmaar, gjilanasit synojnë rezultat pozitiv

Kampionia e Kosovës, Drita vazhdon misionin evropian në Ligën e Konferencës, teksa sonte me fillim nga ora 18:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, përballet me skuadrën e njohur holandeze, AZ Alkmaar, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Skuadra gjilanase dhe skuadra holandeze do të përballen në kuadër të xhiros së pestë të kësaj garë evropiane.

Drita po bën një sezon mbresëlënëse në Ligën e Konferencës, ku deri tani ka dy fitore dhe dy barazime. Bardhekaltërtit edhe në duel me Alkmaar synojnë të ruajnë serinë pozitive dhe të bëjnë hapin e madh në garën për kualifikim në rundin tjetër të kësaj ligë evropiane, edhe pse skuadrën tonë e pret një mision tejet i vështirë pasi që sfidon skuadrën e njohur holandeze.

AZ Alkmaar vjen në Prishtinë me të njëjtin bilanc – dy fitore dhe dy barazime – duke e bërë këtë sfidë vendimtare për objektivat e të dyja skuadrave.

Ekipi holandezë do të kërkojë tre pikët, por atmosfera dhe mbështetja e tifozëve pritet të jenë armë e fortë për Dritën.

Share This