S’ka gola në sfidën Fenerbahçe-Benfica, Baseli barazon me golin e Shaqirit

S’ka gola në sfidën Fenerbahçe-Benfica, Baseli barazon me golin e Shaqirit

Kryesfida e fazës së ‘Play-off-it’ në Ligën e Kampionëve mes Fenerbahçës dhe Benfica-s është mbyllur pa gola.

Skuadra turke dhe ajo portugez u përballen në Stamboll, në duelin e parë të ‘Play-off-it’ në garën më të madhe evropiane.

Përballja mes Fenerit dhe Benfica-s, është luajtur në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët turk, megjithatë, të besuarit e Jose Mourihos pavarësisht përkrahjes së madhe të tifozëve të tyre, nuk ia dolën të thyen mbrojtjen e skuadrës portugez, kjo e fundit nga minuta e 72-të luajti më një lojtar më pak pasi Luis u largua më karton të kuq.

Fenerbahce e kërkoi më shumë golin, krijojë disa raste, por assesi nuk ia doli që të paktën një herë ta dërgojë topin në rrjetën e skuadrës portugeze.

Skuadra e cila do të sigurojë kualifikimin në fazën e Ligës së Kampionëve do të vendoset pas një janë në duelin kthyese që do të luhet në Lisbonë.

Ndërkohë, dueli mes Baselit dhe Copenhagen u mbyll baras 1-1. Golin e epërsisë për skuadrën zvicerane e realizoi Xherdan Shaqiri në minutën e 14-të, kurse, skuadrës daneze barazimin ua siguroi Pereira në minutën e 45+3-të. Ekipi që do të kalojë në fazën tjetër të ‘Championsit’ do të përcaktohet në sfidën kthyese që do të luhet pas një javë në Danimarke.

Ndërkaq, Bodo/Glimt thuajse e ka siguruar fazën e Ligës pasi që deklasoi Sturm Graz, me rezultat 5-0.

Share This