“Burrave bac, grave inxhe”, Zana Avdiu thotë se ata që janë në krye të shtetit sillen si pjestarë të fisit

“Burrave bac, grave inxhe”, Zana Avdiu thotë se ata që janë në krye të shtetit sillen si pjestarë të fisit

Analistja Zana Avdiu, kritikoi deputetët e Kuvendit të Kosovës për mënyrën se si iu drejtohen kolegëve të tyre.

Avdiu tha se deputetit Avni Dehari i referohen si “baci Avni”, duke shtuar se në kuvend ka “mendësi të fisit”.

“Kemi shtet të organizuar por mendësinë e kemi në fise dhe kjo fatkeqësisht është shumë e theksuar edhe në Kuvend. Në Kuvendin e Kosovës njëri-tjetrit i drejtohen me bac, në vend se t’i drejtohen me zotëri. Baci Avni Dehari, ose baci tjetër. Nuk e di pse nuk i drejtohen edhe grave me inxhe për me dal më interesant, ose me motër”, tha Avdiu në Pressing.

Share This