“Shumicës nuk do i pëlqejë, por Man United do të ‘luftojë’ për titullin e Premier League-s”

“Shumicës nuk do i pëlqejë, por Man United do të ‘luftojë’ për titullin e Premier League-s”

Manchester United është në fazën përgatitore në Chicago, ndërsa përballet të enjten me Bournemouth në kuadër të turit veror.

Ndërkohë, mbrojtësi i majtë Luke Shaw, një nga figurat më me përvojë të ekipit, ka folur hapur për objektivat ambiciozë të skuadrës.

“E di që shumicës nuk do i pëlqejë kjo që do të them, pas asaj që ndodhi vitin e kaluar, por synimi duhet të jetë Premier League. Nuk jam i vetmi që mendon kështu; jam i sigurt se e gjithë skuadra ndan të njëjtin synim. Edhe trajneri,” deklaroi Shaw, duke dhënë një sinjal të qartë për ambicien e rikthimit në majat e futbollit anglez.

Sa i përket gjendjes personale, Shaw pranoi se sezoni i kaluar nuk ishte i lehtë për të:

“Vitin e kaluar kisha shumë moral të ulët. Ndihem mirë tani, veçanërisht në këto përgatitje. Nuk pata përgatitje të mjaftueshme vitin e kaluar, kështu që mendoj se është shumë e dobishme të jem në formë të mirë dhe të stërvitem me skuadrën,” shtoi ai.

Nën drejtimin e Rubem Amorim, që pritet të sjellë një frymë të re te “Djajtë e Kuq”, United duket i vendosur të lërë pas zhgënjimet e fundit dhe të synojë trofetë madhorë që kanë munguar në vitet e fundit.

Share This