Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta, në formën e reve të mesme e të larta transparente në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 17 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 17 deri 34°C;

Në zonat e ulëta 16 deri 38°C;

Dhe në  bregdet 19 deri 37°C.

Share This