
Shqipëri, parashikimi i motit
Ditën e Diel, territori ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një mot me variacione të dukshme gjatë gjithë ditës.
Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, të shoqëruara me alternime të herëpashershme të kthjellimeve.
Sipas, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të pranishme kryesisht në pjesën e parë të ditës, me karakter lokal dhe intensitet të ulët.
Nga mesdita e deri në orët e pasdites, reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore të jugut priten shtrëngata afatshkurtra, të cilat do të jenë të lokalizuara dhe të shpejta.
Në veri, reshjet e herëpashershme do të mbeten të pranishme kryesisht në relievet malore. /rtsh/

