Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri në orët e pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore të ultësirës perëndimore dhe në verilindje të vendit.

Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /rtsh/

Share This