Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e sotme (22 shkurt), moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit por dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës në relievet malore në lindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht atë jugperëndimor si dhe në zonat luginore era do të fryj me shpejtësi deri 18 m/s. Deti do të jetë i valëzimit me forcë 2-4 ballë. /rtsh/

Share This