Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në juglindje të vendit.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metra dhe juglindje mbi 200-300 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet deri 22 m/s, shoqëruar me dallgëzim 4-5 ballë. /atsh/

Share This