
Shqipëri, parashikimi i motit
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjitha qarqet. Sipas parashikimit, në zonat e Veriut dhe Juglindjes, në lartësi mbi 1000 metra nga niveli i detit, parashikohen reshje dëbore, ndërsa temperaturat shënojnë një ulje të ndjeshme në të gjithë vendin.
Në zonat malore të Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, do të favorizojnë krijimin e ngricave, të cilat mund të sjellin probleme dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës.
/rtsh.al/


