
Shqipëri, parashikimi i motit
Ditën e premte (21 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë që në orët e para e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës me shtrëngata shiu.
Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshjet e borës parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s
Deti do të jetë i valëzimit në Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë. /rtsh/


