Sherr mes disa personave, dyshohet një i vrarë në Tiranë

Sherr mes disa personave, dyshohet një i vrarë në Tiranë

Një sherr mes disa personave në Tiranë ka përfunduar me nxjerrjen e armëve, teksa dyshohet se një person është vrarë me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, E. P., është goditur me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në rrugën Rruga “Kongresi i Lushnjes”.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga RTSH, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet hetimore e procedurale, teksa ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar disa persona.

Share This