Marta Kos: `Super e martë` historike për zgjerimin e BE-së

Marta Kos: `Super e martë` historike për zgjerimin e BE-së

Komisionarja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka cilësuar këtë të martë si një ditë historike për procesin e zgjerimit të BE-së, duke e përshkruar si një “Super të Martë” për vendet aspirante.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kos bëri të ditur se për herë të parë në më shumë se dy dekada, Bashkimi Evropian po mban katër konferenca anëtarësimi në të njëjtën ditë.

Ajo theksoi se katër vendet që kryesojnë procesin, Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Sipas saj, me Ukrainën dhe Moldavinë po hapet Klasteri 6, i cili përfshin fusha si mbrojtja dhe siguria, ku argumenti për anëtarësimin e tyre në BE është veçanërisht i fortë.

Ndërkaq, Shqipëria pritet të mbyllë kapitujt e parë të negociatave, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, duke mbyllur tashmë 18 nga 33 kapituj, raporton rtk.

Kos theksoi se momentumi i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të reformave nga vendet aspirante.

Share This