
SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshjen tregtare, Trump: Do zhvillojmë rezervat e tyre të naftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë me dije se SHBA-të dhe Pakistani kanë arritur një marrëveshje tregtare që përfshin bashkëpunim në zhvillimin e rezervave të naftës së Pakistanit.
Ai sqaroi se po punohet për përzgjedhjen e një kompanie nafte e cila do të jetë pikërisht ajo që do të udhëheqë partneritetin.
“Sapo kemi përfunduar një marrëveshje me vendin e Pakistanit, përmes së cilës Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku për të zhvilluar rezervat e tyre të mëdha të naftës. Jemi në proces të zgjedhjes së një kompanie nafte për të udhëhequr këtë partneritet”, shkroi Trump në mediat sociale.
Edhe pse Trump nuk dha detaje shtesë rreth marrëveshjes, ambasada pakistaneze në Uashington nuk komentoi mbi lajmin. /rtsh/


