
Rama gjatë ekspozitës së tij në Berlin: BE është bekim për ne
Agjencia italiane e lajmeve, ANSA ka publikuar një shkrim ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar se Bashkimi Evropian mbetet bekim për shtetin shqiptar.
ANSA ka cituar intervistën e Ramës të cilën e ka dhënë pas hapjes së ekspozitës së tij personale “Chrysalizing”, në Ambasadën Italiane në Berlin, të ekspozuara në misionin diplomatik. Ramën e intervistoi një diplomat, më konkretisht ambasadori Fabrizio Bucci.
“BE-ja është një bekim për ne, roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar”, ka thënë ai, raporton rtk.
Rama theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian ka ndryshuar qëndrimin e tij themelor” që nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin.
“Më parë, ata përdornin fjalët e duhura, por veprimet nuk pasonin. Kur erdhi pushtimi, kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbisnin”, ka theksuar ai.
Rama ka deklaruar se metoda evropiane mbetet shumë e ngadaltë dhe plot pengesa.
“Duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe do të ecim përpara, sepse kështu përmirësohemi. Lajmi i mirë është se ne kurrë nuk do të bëhemi Gjermani, sepse nuk jemi të aftë për këtë. Por një ‘Itali e vogël?”, tha ai.

