
Sekretari i Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë uron Kurtin për qeverinë e re
Sipas komunikatës për media, Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, gjatë takimit, sipas njoftimit zyrtar, u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.
“U diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror, një çështje tashmë e qartësuar dhe rregulluar në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ka raste me problematika të ngjashme”, theksohet në njoftim.


