SBASHK paralajmëron grevë të përgjithshme në mungesë të dialogut me institucionet

SBASHK paralajmëron grevë të përgjithshme në mungesë të dialogut me institucionet

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar se është e gatshme të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën e përgjithshme, nëse institucionet e reja nuk tregojnë gatishmëri për dialog rreth kërkesave të anëtarësisë.

Në një komunikatë për media, SBASHK-u ka shprehur shqetësim për moskrijimin e institucioneve të reja, duke theksuar se kjo po pamundëson zhvillimin e bisedimeve me Qeverinë dhe MASHTI-n.

Sindikata ka theksuar se, sapo të krijohen institucionet, do të kërkojë dialog, por në mungesë të tij, do të ndërmarrë veprime sindikale deri në grevë të përgjithshme.

Share This