
Sanchez: Ka ardhur koha që BE të ndërpresë marrëveshjen e saj të asociimit me Izraelin
Ka ardhur koha që BE-ja të ndërpresë marrëveshjen e saj të asociimit me Izraelin, shkroi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e shkroi këtë në X.
”Nuk kemi asgjë kundër popullit izraelit; në fakt, përkundrazi. Por një qeveri që shkel të drejtën ndërkombëtare dhe, rrjedhimisht, parimet dhe vlerat e BE-së nuk mund të jetë partneri ynë”, shtoi ai.
Çështja ka të ngjarë të përfundojë në tryezën e ministrave të Jashtëm në Këshillin e Luksemburgut të martën e ardhshme.
Deri më tani, unanimiteti i kërkuar për të pezulluar marrëveshjen ka munguar vazhdimisht. /atsh/


