
Vitia: 13 autoambulanca të reja do të shpërndahen nëpër komuna
13 autoambulanca të reja kanë mbërritur në Kosovë dhe së shpejti do të shpërndahen nëpër komuna, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Përmes një postimi, Vitia ka njoftuar se autoambulancat janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme për mbështetjen bazike të jetës (BLS).
“Secila prej tyre është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për mbështetjen bazike të jetës (BLS), duke mundësuar ndërhyrjen në vendngjarje dhe vazhdimësinë e kujdesit ndaj pacientit gjatë transportit drejt spitalit”, ka shkruar Vitia.

