Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Irani nuk do të ketë të drejtë të vendosë taksa (toll) në Ngushticën e Hormuzit në kuadër të çdo marrëveshjeje finale me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Deklarata e Rubio-s vjen teksa ai zbarkoi në Abu Dhabi, ndalesa e parë e turneut të tij në shtetet e Gjirit, të cilat janë prekur rëndë nga fushata hakmarrëse e Iranit.

Rubio pritet të takohet me udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe nesër, përpara se të udhëtojë për në Kuwait dhe më pas në Bahrein, ku do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Qëllimi i vizitës është të qetësojë aleatët amerikanë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje fillestare SHBA-Iran javën e kaluar.

Share This